Origjina e botës

Çdo gjë që ekziston rreth nesh – bota që na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Në radhë të parë, përse është ajo aty? Sa i vjetër është Universi? Apo a është ai gjithmonë aty? A jemi ne me të vërtetë të veçantë në kohë dhe hapësirë? A do të arrimë të kuptojmë se si filloi gjithçka? Nga është bota?

më gjerësisht ...

Burimi i energjisë në yje dhe ekuilibrimi i tyre

Jemi dëshmitarë të përvojës se si yjet shkëlqejnë mbi ne, shkëlqim i cili vazhdon me miliarda vite. Në shikim të parë yjet shihen vetëm si pika të ndritshme të cilëve mund t’ua  caktojmë pozicionin dhe nga një herë edhe lëvizjen, në ditët e sotme për këto pika të ndritshme respektivisht për yjet si dhe për trupat e tjerë qiellor mund te marrim informacione për përbërjen kimike të tyre, konditat fizike (temperaturën T, presionin p, fushën magnetike, densitetin  ρ etj.)

Shkrimi i plotë (PDF, 260 KB) ...

Spektri dhe temperatura e yjeve

Të vetmen njohuri që e marrim për trupat qiellorë e,  në veçanti për yjet,  e marrim me anë të spektrit të rrezatimit elektromagnetik ( të dritës) të yjeve. Secili trup qiellor që  ka një temperaturë mbi zeron absolute emeton spektër të rrezatimit elektromagnetik, që dallon sipas gjatësive valore. Andaj me plotë të drejtë përfundojmë se ”pasaporta” e yjeve është spektri i rrezatimit elektromagnetik që vjen nga ata.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 383) ...

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Ne këtë shkrim përshkruhet  lidhshmëria në mes distancës, madhësisë së dukshme dhe absolute të yjeve. Madhësia e dukshme e yjeve (m) karakterizonte ndriçimin që vjen nga yjet mbi sipërfaqen e Tokës. Ndriçimi mbi sipërfaqen e dhënë është në përpjesëtim të drejtë me intensitetin e burimit të dritës që rrezatohet nga ylli dhe në përpjesëtim të ndërsjellët me katrorin e largësisë së tij.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 211 KB) . . .

Subcategories