TeXnicCenter është një editor për shkrimin e dokumenteve në LaTeX për Windows, i cili ka një strukturë shumë të mirë të menyve dhe ka një mundësi për korrigjim të gabimeve drejtshkrimore. Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin TeXnicCenter mund ta shkarkoni këtu. 
Pas shkarkimit dhe shpaketimit të Fjalorit duhet të kopjoni  sq_AL.aff dhe sq_AL.dic nga direktoriumi i porsashpaketuar në nëndirektoriumin Language të direktoriumit  ku është instaluar  programi TeXxnicCenter. Ky program zakonisht instalohet në:
  C:\Programs\TeXnicCenter


Aktivizimi i korrigjimit bëhet në menynë:  Tools->Options->Spelling.


 

Fig.1: Një pamje gjatë korrigjimit me programin TeXnicCenter

Gabimet drejtshkrimore  nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për korrigjim nga programi  mund të bëhet duke i klikuar fjalitë e gabuara me  tastin e djathtë  të miut .