http://www.fjalori.shkenca.org  mund ta gjeni Fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe (online, në rrjet) me rreth 40.000 fjalë. Dhe, mjafton që të shënoni kryekreje në formularin e zbrazët fjalën a termin e kërkuar dhe menjëherë do ta keni shpjegimin (pra, përmbajtjen dhe funksionin gramatikor, në tërësi) të asaj fjale a të atij termi, apo edhe të disa të tjerave që kanë një lidhje të përbashkët fjalëformuese, ashtu, pa ndryshime, siç është dhënë në Fjalorin e gjuhës sësotme shqipe të vitit 1980.

 

Prandaj, kjo gjë do të na lehtësojë shumë punën në kërkimin e fjalëve, kuptimisht dhe gramatikisht të paqarta, sa e si duhet, me të cilat ndeshemi gati çdo ditë. Kjo do të thotë se ne tash e tutje nuk do të kemi nevojë të humbasim kohë duke  shfletuar dhe kërkuar faqe për faqe fjalët e nevojshme, por vetëm me një shënim të fjalës, automatikisht të gjitha të dhëna do të jenë para nesh. Madje, është shikuar edhe mundësia edhe e disa rasteve kur ndonjëri nuk e ka të instaluar alfabetin e gjuhës shqipe, dhe,  në vend që të shënojë po e zëmë drejt fjalën është ose çka, është i shtrënguar të shënojë trajtat: eshte dhe cka. Dhe, në këtë kontekst, kjo gjë nuk prish aspak punë, ngase këto  "vështirësi" i ka vënë re hartuesi dhe programuesi i këtij Fjalori online dhe pa kurrfarë dileme ne do t´i kemi fjalët e shënuara me shkronjën ë dhe ç. Kjo vlen edhe për rastet e tjera të këtilla të veçanta.

 




Fig.1: Një pamje gjatë kërkimit të fjalëve në FGJSSH