Eqrem Çabej (1908 - 1980)
Është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër.
Mësimet e para i mori në këtë qytet të lindjes. Atje ai mbaroi më 1921 shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Atje, në gjirin e familjes dhe në rrethin e bashkëqytetarëve të tij, të njohur për dashurinë e madhe për Atdheun dhe për arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit të shkollës qytetëse ai fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura e atëhershme e Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinj shqiptarë të tjerë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.