Article Index


 

Zanafilla e ligjeve të natyrës

Në gjithësi ka forca që me gjithë kërkimet e bëra nuk arrimë t’i kuptojmë. E si t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë, nga se përbëhet ajo dhe si funksionon?

Në Institutin kërkimor CERN për herë të parë po bëhen përpjekje, që nëpërmjet një eksperimenti t’i jepet përgjigje pyetjes së orëlindjes së Universit dhe nga çfarë përbëhet Energjia e Errët. Në një përshënjtues të grimcave i gjatë 27 km duan që Rolf Landua dhe kolegët e tij shkencëtarë të riprodhojnë Shpërthimin e Madh. Për të zbuluar se çka ngjau gjatë krijimit të Kozmosit ata do të përplasin në këtë unazë, me një vrull deri më tani të paparë, bërthamat e atomit të hidrogjenit. Kjo provë është eksperimenti më i madh që ka zhvilluar ndonjëherë njerëzimi.

Rolf Landua:
Përfytyrimi jonë për Universin është, se në fillim, energjia e tij ka qenë e përqendruar në një pikë e vetme të imët. Kjo pikë filloi të zgjerohet, dhe kjo, nuk ishte një shpërthim në kohë dhe hapësirë, por prej kohës dhe hapësirës. Pra koha dhe hapësira u krijuan pikërisht në këtë kohë. Në këtë proces u krijua dhe e gjithë materia, të gjithë grimcat që ne i shohim sot. Për ne është me rëndësi të kuptojmë se si nga nji gjendje fillestare krejtësisht e pastrukturuar u krijuan forma kaq komplekse, ndoshta edhe jeta. Zanafillën e ligjeve të natyrës, këtë duam të zbulojmë.
Shkencëtarët do të simulojnë në katër prova të ndryshme të parat pjesëza të sekondës pas Shpërthimit të Madh. Për këtë në katër vende të përshpejtuesit janë vënë instrumente gjigante, ku do të ndodhin dhe analizohen kolisionet e grimcave. Këto makina gjigante shkencëtarët i kanë ndërtuar për të zbardhur vetëm një pyetje të vetme: Si shndërrohet energjia në materie? Të gjithë detektorët janë mbushur përplot me materiale të ndryshme, të cilët kanë vetëm një detyrë: për të regjistruar flurrudhën e grimcave të reja, që do të krijohen gjatë kolisioneve. Materia shndërrohet në energji për një kohë të shkurtër dhe pastaj sërish kthehet në materie. Shkencëtarët shpresojnë që në këtë proces të zbulojnë grimca deri më tani të panjohura: supersimetrikën, e cila do të dëshmonte ekzistencën e Materies së Errët si dhe të Grimcës-Higgs, pikërisht asaj grimce misterioze, falë së cilës grimcat tjera marrin masë.
Është edhe një pyetje tjetër të cilës shkencëtarët duan t’i japin një përgjigje: Pse jemi ne në të vërtetë këtu? Pse edhe pas gjithë këtyre proceseve ka mbetur pikërisht kjo Materie që ne njohim?

Rolf Landua:
Një nga sekretet më të mëdha është se pse në të vërtetë Universi përmban materie. Në fund të fundit, ajo çka dimë është se në fillim energjia është shndërruar barasvlefshëm në materie dhe antimaterie, do të thotë fifty-fifty. Por tani shikojmë vetëm materien. Nga u firos antimateria?
Në fabrikën gjigante të antimateries në CERN Rolf Landuas i shkoi njëherë për dore të krijojë antimaterie. Ai pati sukses të krijojë rreth 1000 atome antimaterie. Por kjo antimaterie u shkërrmoq pas disa nanosekondave, u anihilua me materien.
Tash shkencëtarët do ta simulojë në ato agregate gjigante pikërisht atë moment kur për herë të parë u krijua materia dhe antimateria. Në një tub prej Beriliumi, një metal skajshmërisht i rrallë dhe tepër i helmueshëm, ata do ta studiojnë në një kohë të shkurtër ekzistencën e materies. A do të arrinë ta kapin momentin kur materia mbisundon kundrejt antimateries?