Article Index



Fuqia misterioze e Materies së Errët

Saul Perlmutter dhe shkencëtarë nga NASA duan njëherë e mirë t’i bien për gjurme fuqisë misterioze që e përndan Universin. Në rast se Energjia e Errët vazhdon gjithmonë të rritet ajo madje do të shkëpuste edhe objektet që mbahen nga forca e rëndesës.

Saul Perlmutter:
Universi mund të zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur të pësojë kolaps. Ose diçka edhe më me shumë gjasë, do të mund të zgjerohej gjithnjë e më shpejtë. Kjo mund të vazhdonte madje aq larg – këtë e quajmë „Big Rip“ – sa të shqitë vërtëtë çdo gjë e t’i copëtojë deri në grimca më të imëta të mundshme.

E si mund t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë fare, s’dimë nga se përbëhet apo si funksionon? Shkencëtarët e kanë një plan: ata duan të dërgojnë në Gjithësi një satelit të pajisur më një çip me ultra-rezolucion. Ai do të na mundësonte të kapim imazhet e dallimeve të ndriçimit të supernovave shumë të largëta. Për herë të parë do të modelohen zona gjigante të Gjithësisë. Vetëm me zbulimin e një numri sa më të madh të supernovave të reja Perlmutter dhe ekipi tij mund të vërtetojnë forcën zgjeruese të Energjisë së Errët. Me këtë mision shkencëtarët duan t’i përgjigjen pyetejs se çfarë lloj energjie fshihet pas kësaj force misterioze, e cila është aq e fuqishme sa të mund ta shkatërrojë Universin..
Në Garching kanë mbërritur imazhet nga Very Large Telescope.  Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanë goditur në shenjë. Ata me të vërtetë kanë zbuluar një glaktikë. Por diçka është e çuditshme: kjo galaktikë me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 është shumë më e madhe seç duheshte në të vërtetë të jetë. Në vend që të jetë,  ashtu siç pritet sipas terorisë aktuale mbi Universin shumë më e vogël, ajo në formë dhe perimetër është gati sa Rruga jonë e Qumshtit.

Poashtu edhe galaktikat tjera, të cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnë imazhin e habitshëm: ato kanë një formë spirale, sillen rreth boshtit të tyre dhe janë gjigante. Si është e mundur, që në një kohë relativisht të shkurtër pas Shpërthimit të Madh, ata të jenë zhvilluar kaq shumë?

Dr. Natascha Förster Schreiber:
Kjo ka qenë absolutisht e papritur. Këta janë vërtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atë menjëherë pas Shpërthimit të Madh. Ne prisnim të gjejmë pjesë të vogla, por atë që shohim tani, është ata janë galaktika të pjekura, janë shumë të rënda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisë, kjo nuk duhet të ishte absolutisht kështu. Për teorinë kjo tani është një sfidë e madhe. Duhet bërë edhe shumë punë për t’i kuptuar në hollësi këta objekte.

Kozmologët kanë ecur mjaf larg, deri në cepat e Universit. Por atë ç’kanë gjetur atje i bën ata të dyshojnë në të gjitha teoritë e tyre. Energjia e Errët dhe Materia e Errët janë aq misterioze dhe, megjithë përpjekjete bëra mbeten kaq të pastudiuara, saqë gjithë dijen mbi Kozmosin e vënë sërish në pikëpyetje.
 
Saul Perlmutter:
Mbase ndonjëherë do arrimë në kufijtë, ku aftësitë tona të të kuptuarit do të duhet të jenë aq të mëdha, saqë për këtë do të duhej të kishim një tjetër tru për ta kuptuar botën që na rrethon.

Çdo pjesë e Universit ka të kundërtën e saj. Dhe kështu, çdo përgjigje e mundshme mbi krijimin e botës, siç duket hedh një pikëpyetje tjetër!

E përktheu nga gjermanishtja  Bekim Qoku

Burimi: http://www.3sat.de/3sat.php?http://www.3sat.de/hitec/magazin/120736/index.html