Drejtshkrimi me Firefox 4
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për Firefox 4 mund ta shkarkoni këtu:
http://www.shkenca.org/shkarkime/albanian_dictionary-1.6.8-fx+tb+sm+fn.xpi
Ecuria e instalimit të fjalorit drejtshkrimor fillon automatikisht menjëherë pas shkarkimit te tij. Pas instalimit (dhe konfigurimit) të suksesshëm, fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi mund të bëhet duke i klikuar fjalitë e gabuara me tastin e djathtë të miut .