OpenOffice.org (OOo) është një përmbledhje programesh aplikative zyre qe përmban programe të ndryshme për përpunimin e tekstit, për përpunimin e tabelave, për vizatim dhe për prezantim.
OpenOffice.org mund te shkarkohet falas nga interneti për sisteme të ndryshme operative (Windows, Linux, Mac OS X etj).
OpenOffice.org përmban këto module:
Writer (për përpunim teksti)
Calc (për kalkulime tabelore)
Impress (program për prezantim)
Draw (program grafik)
Base (baza e të dhënave)
Math (editimi i formulave)
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për OpenOffice.org 3.x mund ta shkarkoni këtu:
http://www.shkenca.org/shkarkime/ooo_albanian_dict_1.6.2.oxt
Zakonisht ecuria e instalimit të fjalorit fillon automatikisht menjëherë pas shkarkimit te tij (fig1).
Pas instalimit të suksesshëm të fjalorit fjalët e shkruara gabimisht gjatë përdorimit të programeve të lartpërmendura nënvizohen me ngjyrë të kuqe.
Leximi i propozimeve për përmirësim bëhet duke i djathtasklikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe (Fig. 2).
Fig. 2: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me programin Writer