Opera është një shfletues interneti që ka një program për e-mail të integruar dhe mund të shkarkohet falas, po ashtu nga interneti për platforma të ndryshme (Windows, Linux, Mac etj). Opera është një program shumë i sigurt dhe shumë i shpejtë. Shkarkimin e programit Opera 11 mund ta bëni këtu: http://www.opera.com/browser/.
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 11 mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/shkarkime/sq.zip
Dateken (skedarin) e shkarkuar (sq.zip) duhet të kopjoni në nëndirektoriumin dictionaries të direktoriumit ku është instaluar programi Opera. Lokacionin e nëndirektoriumit dictionaries, për Windows 2000/XP/Vista/7 mund ta gjeni duke shkruar: %AppData%\Opera\Opera\dictionaries në fushën ku jepen adresat në Windovs Explorer.
Pas kopjimit të datekës sq.zip në nëndirektoriumit dictionaries dhe ristartimit të programit Opera mund të bëni konfigurimin e korrektuesit drejtshkrimor duke zgjedhur gjuhen Shqipe si gjuhe standarde për korrigjim (fig. 1)
Fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit (fig. 1) dhe gjatë përdorimit të programit për e-mail (fig. 2) nënvizohen me ngjyrë të kuqe.
Fig.1: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me programin Opera
Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi bëhet duke i klikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe me tastin e djathtë të miut.
Fig. 2: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore në e-mail me programin Opera