Opera është një shfletues interneti që ka një program për e-mail të integruar dhe mund të shkarkohet falas po nga interneti për platforma të ndryshme (Windows, Linux, Mac etj). Opera është një program shumë i sigurt dhe shumë i shpejtë. Shkarkimin e programit Opera 10 alpha mund ta bëni këtu: http://www.opera.com/browser/next/
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 10.0 mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/k6i/albanian_dictionary_for_myspell_sq.html

    
Pas shkarkimit dhe shpaketimit të Fjalorit (myspell-sq_AL-1.6.zip),  duhet të kopjoni datekat (skedarët) sq_AL.aff dhe sq_AL.dic nga direktoriumi i porsashpaketuar në nëndirektoriumin dictionaries të direktoriumit  ku është instaluar  programi Opera. Lokacionin e nëndirektoriumit dictionaries mund ta gjeni duke shkruar: opera:about në fushën ku jepen adresat e internetit (ose në menynë  Helpe -> About Opera).

Lokacioni i direktoriumit dictionaries për platforma të ndryshme është:

    - Për Windows: $PROFILE\dictionaries\ (ku $PROFILE është 'Opera directory' në opera:about)
    - Për UNIX/Linux: $PROFILE/dictionaries/ (ku $PROFILE është 'Opera directory' në opera:about)
    - Për Mac: ~/Library/Application Support/Opera 10/Dictionaries/

Pas instalimit të suksesshëm të fjalorit dhe ristartimit të programit Opera, fjalët e shkruara gabimisht  në formularët e faqeve të internetit (fig. 1) dhe gjatë përdorimit të programit për e-mail (fig. 2) nënvizohen me ngjyrë të kuqe.
 



Fig.1: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me programin Opera


Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi bëhet duke i klikuar fjalët
e nënvizuara më ngjyrë të kuqe me  tastin e djathtë  të miut.
 



Fig. 2: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore në e-mail me programin Opera