Article Index



Universi i pakufi?

Sikur të mundeshim t’i hidhnim një vështrim të kaluarës së Universit, a nuk do duhej atëherë që dikur të vëzhgohej edhe ora e lindjes së Universit? Universi është 13 miliardë vjeç – ai po ndryshon dhe gjatë gjithë kohës është në lëvizje. Dielli është një nga miliarda yjet që përbëjnë Rrugën tonë të Qumështit. Nga ana tjetër, Rruga jonë e Qumështit është vetëm një nga miliarda galaktika. Po si është krijuar e gjitha kjo?

Observatoriumi Hale në Kaliforni, viti 1923. Astronomi Edwin Hubble është njëri nga të paktët që beson se Universi nuk përbëhet vetëm nga Rruga Qumështit, porse është shumë më i madh seç është pandehur deri më tani. Me teleskopin më të fuqishëm të asaj kohe ai mat natë për natë i palodhur yll për ylli. Atë çka ai hamendëson, për atë kohë qe e jashtëzakonshme: a mund të jetë, që gjithçka që është pandehur për mjegullnaja difuze në fakt janë galaktika tjera? – tej mase shumë galaktika – të gjitha pafundësisht larg?
     
Më 1923 ai sjell prova se ka të drejtë. Kjo provë e bën Edwin Hubble me famë botërore. Por ai nuk kënaqet me kaq. Tani ai dëshiron të dijë se sa i madh është Universi në të vërtetë. Bashkë me asistentin e tij Milton Humason fotografon galaktikë për galaktikë. Rezultatet i ruajnë në pllaka fotografie. Nëpërmjet spektreve me ngjyra ata arrijnë të konstatojnë se a i largohen apo i afrohen yjet tokës. Në linjat e tyre spektrale shkencëtarët konstatojnë një përbashkësi të hutueshme: Të gjitha galaktikat largohen nga toka.

Në një ditë shtatori e vitit 1929 kur Hubble fillon t’i krahasojë edhë njëherë vëzhgimet e bëra. A është e mundur që galaktikat largohen me shpejtësi proporcionalisht nga distanca e tyre? Dy herë më larg, përshpejtimi është dy herë më i madh, tre herë më larg, tre herë më shpejtë. Ai vë lëvizjen dhe distancën në një raport dhe rezultati është i habitshëm: një vijë e drejtë. Edwin Hubble gjen ligjin Hubelian. Zbulon se Universi zgjerohet.

Harald Lesch:
Zbulimi i Edwin Hubblit natyrisht që ka qenë madhështor. Ky zbulim qe edhe fillimi i kozmologjisë moderne. Kjo sepse, me zbulimin e tij të zgjerimit të gjithësisë, ai shtroi pyetjen: si ka qenë Universi më herët? Kësaj mund t’i përgjigjemi menjëherë: më herët ai ishte më i vogël. Më herët se më herët ishte edhe më i vogël. Kështu që mund ta mendojmë atë deri tek fillesa dhe atëherë të shtrojmë pyetjen: kush e hodhi pra Universin në ekzistencë?

Si ka filluar në të vërtetë e gjitha? Kjo është pyetja e madhe e Kozmologjisë. Edhe për filozofin dhe astrofizikanin Harald Lesch i Universitetit Ludwig Maximilians në Mynih kjo pyetje qëndron në qendër të përsiatjeve. Në qoftë se Universi zgjerohet, sa i vogël apo i imët ka qenë ai në fillim? Aq sa një monedhë, sa koka gjilpërës apo më i vogël? Ja teoria e astrofizikanëve: në qoftë se Universin e llogarisim mbrapsht, dikur do të vijë çasti kur e gjithë energjia dhe e gjithë materia do të përqendrohen në një pikë. Atëherë vjen deri tek eksplozioni – shpërthimi zanafillor (Bumi i Madh apo Big Bang) – tek pika ku nisi çdo gjë.