Article Index


 

Lindja e Universit

Dhe ç’kishte para Bumit të Madh? Nga se u krijua ky Univers? A mos ishte nga Hiçi? Ligjet e fizikës tonë me sa duket nuk mund ta shpjegojnë këtë, ngaqë pikërisht në atë çast krijohen koha dhe hapësira. Si ndodhi lindja e botës tonë …

New Jersey, Bell Labs, maj i vitit 1965. Dy fizikanët Arno Penzias dhe Robert Wilson duan me detektorin e tyre gjigant të mikrovalëve të regjistrojnë radio-sinjale të largëta nga gjithësia. Por siç duket aparati i tyre shfaq një defekt. Nga detektori dëgjohet një gumëzhimë e pandërprerë. Një zhurmë e pamëshirshme dhe e papërcaktuar që duket sikur vjen nga të gjitha anët e qiellit, ditë e natë. Penzias und Wilsoni provojnë gjithçka për ta gjetur shkakun. Kontrollojnë qarkun elektrik, shtrëngojnë vidhat, fshinë dhe pastrojnë antenën e lugët. Pa sukses. Gumëzhima mbetet e pandryshueshme.
Teksa pas një viti ata do ta kuptojnë se ç’kanë zbuluar: rrezatimin kozmik të sfondit, dritën më të vjetër të Universit, e cila në kohë dhe distancë është shndërruar në mikrovalë. Jehona e Big Bangut – Bumit të Madh.

Harald Lesch:
Sikur mos të ishte zbuluar rrezatimi kozmik i sfondit, askush nuk do të fliste më për Bumin e Madh. Në fakt ky është boshti kurrizor i teorisë modernë mbi Bumin e Madh. Sikur mos ta kishim këtë rrezatim, tani do të kishim një kozmologji krejtësisht tjetër.
Ky Univers gjigant e i nxehtë u  zgjerua brenda një sekonde dhe rrëmbimthi u ftoh. Temperatura e tij u ul nga disa bilionë në disa miliardë gradë. Ai përbëhej kryesisht nga protone, neutrone dhe elektrone, të gjitha duket notuar në një det drite. Brenda disa minutave të ardhshme u formuan grimca të imëta. Raporti hidrogjen-helium u përcaktua në minutat e para, gjë që përkon me raportin e kohës së sotme.
Rrezatimi kozmik u krijua 380.000 vjet pas Shpërthimit. Temperatura e Universit kishte rënë deri në disa mijë gradë. Formohen atomet e para dhe kështu shfaqet një Univers transparent. Drita tashmë mund të shpërndahet e papenguar. Ende sot satelitët mund të masin jehonën Bumit të Madh – prova për teorinë e Big Bangut.

Në Garching pranë Institutit për astrofizikë Max-Planck shkencëtarët po përpiqen të simulojnë evoluimin e Kozmosit. Për këtë ata kanë nevojë për 60 miliardë shifra. Këto shifra ata i marrin nga satelitët që masin jehonën e Shpërthimit të Madh, gumëzhimën kozmike. Astrofizikanët kanë teorinë se si do të duhej të dukej Universi i hershëm. Tani ata duan të vërtetojnë saktësinë e Teorisë.Në kompjuter ata japin gjendjen fillestare teorike dhe këtë gjendje e procedojnë sipas ligjeve të sotme fizike. Me këtë duan të krahasojnë gjendjen fundore të simuluar me gjendjen aktuale të Universit.

Simon White:
Jam pothuajse i hutuar, se sa kompleks që është dhe, në fund, përsëri mund të gjejmë rend në kaos. Ma merr mendja, që në fakt, kjo është gjeja më e habitshme në botën e fizikës. Megjithëse kaq e komplikuar dhe kaotike prapëseprapë mund të gjejmë parime rendi. E njëjta vlen edhe për përllogaritjet tona: në fund konstatojmë diçka tepër të thjeshtë.
Me ndihmën e njërit nga supër kompjuterët më të mëdhej të botës shkencëtarët e Garchinger ia dolën që të realizojnë simulimin më të madh bërë ndonjëherë sesi u zhvillua Universi. Simulacioni fillon 400.000 vjet pas Shpërthimit të Madh. Emri i tij: Aquarius. Aquariusi tregon saktë se si janë krijuar strukturat kozmike, se si nga njëshmëria kozmike u formuan yjet e para e më pas, nën ndikimin e rëndesës, u formuan dhe galaktikat e para. Me gjithë se ky animacion është shumë mbresëlënës ai në shumë pjesë nuk përkon më realitetin aktual.

Volker Springel:
Problemi që na shfaqet tani është se modelet tona teorike parashikojnë shumë më tepër galaktika të vogla, por të cilat ama nuk mund t’i vëzhgojmë. Ekziston pra një diskrepancë ndërmjet numrit të dhënë të galaktikave që mund t’i vëzhgojmë dhe galaktikave që i parashikon simulacioni ynë. Dhe ajo çka përpiqemi të kuptojmë është se, a ka  të bëjë kjo me supozimet tona mbi këtë model kozmologjik, psh. a mos duhet ta ndërrojmë modelin e Materies së Errët e të ftohtë, apo ka të bëjë me efektet astrofizike që nuk i kemi përllogaritur saktësisht.

Kjo Materie e Errët e ftohtë po ua merr shpirtin astrofizikanëve. Në mbarë gjithësinë shkencëtarët hasin pasojat e kësaj force plot fshehtësi. Kjo forcë është aq e fuqishme saqë përthyen dritën në gjithësi dhe shtrembëron pamjet e një galaktike të tërë. Se nga çfarë përbëhet ajo këtë shkencëtarët nuk e gjejnë dot. Por ajo medoemos duhet të jetë aty, sepse është ajo që mban galaktikat tona. Pa të, galaktikat do të largoheshin nga njëra-tjetra.
Sipas forcës së shtrembërimit astronomët mund të shquajnë se sa shumë Matereie të Errët përmbajnë galaktikat. Ka llahtar shumë. 85 përqind e Universit tonë u përbëka nga Materia e Errët. Edhe një tjetër zbulim po i habit kozmologët. Gjatë matjeve të Universit ata vijnë në përfundim se Universi po zgjerohet gjithnjë e më shpejtë. Ekpansioni i Kozmosit po e rrit shpejtësinë në vend që të tkurret ngadalë.
Është në vitin 1998 që Saul Perlmutter së bashku me shkencëtarët e tjerë zbulon për herë të parë këtë materie misterioze. Me gjithë studimet e bëra shkencëtarët më kot janë rrekur të zbulojnë përbërjen e saj. Prandaj e kanë pagëzuar si Energjia e Errët.

Saul Perlmutter:
Duket sikur Universi vërtetë, dikur para 5 apo 6 miliardë vitesh, në vend të „frenojë“ ai po i „jep gaz“. Për momentin qëndron risia, se Universi po zgjerohet me shpejtësi. Me gjithë se nuk e dimë pse. Mund të jetë, që shkaku për këtë është një energji që mbush të gjithë hapësirën. Në qoftë se kjo është e saktë, atëherë mund të përpiqemi të mësojmë më shumë rreth kësaj energjie duke studiuar historinë e Universit: kur ndaloi të zgjerohet ngadalë dhe kur nisi të zgjerohet shpejtë.