Autori i këtij shkrimi, mr. Agim SPAHIU, është ndalur në një varg çështjesh që kanë të bëjnë me kategorinë leksiko-gramatikore të lokucioneve, e në mënyrë të veçantë të fjalëformimit të tyre. Dhe e gjithë problematika është shtruar që në krye të shkrimit në formë pyetjeje, se a përbëjnë a jo lokucionet një mënyrë të veçantë të fjalëformimit. Dhe, pasi ka shtruar një varg argumentesh për këtë çështje,ai ka ardhur në përfundim se edhe lokucionet sikur çdo fjalë tjetër e leksikut, përbëjnë një mënyrë të veçantë "sui generis" të fjalëformimit, për vetë faktin se ato janë ndërtime të qëndrueshme, leksikalisht të kufizuara dhe, ajo që është më e rëndësishme, kanë barasvlera të ngjashme a identike me fjalë të vetme.
Lexo shkrimin e plotë (PDF, 112KB) ...