Në këtë shkrim autori është marrë me trajtimin e kategorisë gjuhësore të lokucioneve në fjalorin e njohur të Frang Bardhi DICTIONARIVN LATINO EPIROTICVM, botuar në vitin 1635 në Romë. Autori nxjerr konstatimin se lokucionet në këtë vepër janë të shumta dhe përbëjnë një begati të madhe gjuhësore të trashëguar edhe për kohën e sotme. Kjo njësi gjuhësore, në fund të kësaj trajtese, është përqasur teorikisht me frazeologjizmat të cilët janë përdorur, po ashtu, mjaft shumë nga ana e Bardhit në këtë Fjalor të rëndësishëm për fushën e leksikografisë shqiptare.
Ky shkrim në formë kumtese është prezantuar në programin e Sesionit shkencor, kushtuar 450 vjetorit të lindjes së Frang Bardhit, i cili u mbajt më 23.11.2006 në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Lexo shkrimin e plotë (PDF 126.0KB) ...