Në këtë shkrim jemi marrë fund e krye me klasifikimin e ndajfoljeve. I jemi rrekur kësaj çështjeje këtu mu nga fakti se në Gramatikën e gjuhës shqipe 1, Morfologjia të ASHSH-së, kemi vërejtur disa luhatje e paqëndrueshmëri, që vijnë si rezultat kriteresh. Kjo çështje nuk është e përkryer as në gjuhë të tjera, por është pak a shumë më e definuar me kritere më të qëndrueshme.
Prandaj, e kemi parë të arsyeshme që t´i paraqesim disa nga klasifikimet më të mira e më të qëndrueshme në gramatikat e disa gjuhëve lidhur me këtë çështje, në mënyrë që në ndonjë trajtim të mëvonshëm të kësaj kategorie leksiko- gramatikore në gjuhën tonë të zbatohen dhe të përfillen ato kritere që do të jenë më të qëndrueshme. Në disa nga gramatikat e prezantuara këtu kemi vënë re se autorët- studiuesit e ndryshëm më tepër ose kryesisht kanë favorizuar kriterin sintaksor, duke mos i lënë anash edhe kriteret e tjera, si p. sh. atë semantik etj.
Lexo shkrimin e plotë (PDF, 20.0KB) ...