Ndonëse kanë kaluar gati katër decenie që nga koha kur u hartuan rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe derisa gjuhëtarët nuk e kanë parë të arsyeshme për t'i ndërruar ose ndryshuar ato, atëherë ne jemi të obliguar që t'i përmbahemi atij kodi apo asaj norme që është zyrtare dhe në fuqi.
Duke e marrë parasysh këtë fakt, sajuesit e kësaj faqeje e panë të arsyeshme që në një rubrikë të caktuar të saj ta skanojnë dhe ta botojnë librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së, për të gjithë të interesuarit, për dy arsye:
E para, që çdo lexues ta këtë mundësinë t'i shfletojë e t'i konsultojë më lehtë e më shpejt sa herë që ai ka nevojë për to, dhe;
E dyta, kemi parë se shkalla e zbatueshmërisë së tyre, sidomos në këto vitet e fundit, në të gjitha treva shqiptare ku shkruhet e flitet shqip, ka ngelur shumë prapa, për të mos thënë nën nivelin e duhur.
Librin e DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE në PDF (9.7 MB) mund ta shkarkoni këtu