Bindjet, opinionet dhe ideologjitë e ndryshme janë të lidhura ngushtë edhe me gjuhët. Ato kanë ndikim jo vetëm në procesin e standardizimit, por edhe në sjelljen gjuhësore të folësve të tyre. Ky ndikim del edhe në rastin e shqipes.
Punimi nuk merret çështjen e parë, d.m.th. me politikat e standardizimit dhe të planifikimit gjuhësor të shqipes. Synon të pasqyrojmë çështjen e dytë, d.m.th. ndikimin e varietetit të folur të gjuhës së elitës politike mbi varietetet e shqiptuara të shqipes standarde dhe sjelljen gjuhësore të folësve të standardit në ditët e sotme.

Matjet vërtetojnë se disa ndryshore të përdorura nga elita politike e kohës i kanë rezistuar pritshmërisë së mënjanimit nga gjuha e folur standarde. Kjo për faktin se kanë pasur prestigj ideologjik, pasi që përdoreshin nga qendra të caktuara të elitës politike e të cilat ishin me prejardhje rajonale nga Jugu i Shqipërisë.

Ky punim vërteton, gjithashtu, se trajtat e tilla me kohë janë shtrirë edhe te folësit e tjerë, të cilët mund të mos e kenë pasur prejardhjen nga Jugu, por mund t’i kenë kapur këto forma si shqiptim prestigjioz, gjithnjë duke imituar varietetin e gjuhës së folur të elitës politike.

Fjalë kyçe: Ideologji, elitë politike, gjuhë standarde, gjuhë dialektore, varietete shqiptimore, tinguj, nyjëtim dialektor, nyjëtim prestigjioz.

Lexo shkrimin e plotë në PDF (169 KB) ...