Në këtë shkrim i jemi qasur Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980 nga një këndvështrim tjetër: Nga aspekti i figurativitetit të fjalëve. Iu qasem kësaj teme, ngase në asnjë Fjalor të deritashëm nuk i është kushtuar kësaj çështjeje kaq gjerësisht dhe, pothuajse në një një formë kaq gjithëpërfshirëse. Në të është vështruar çdo fjalë që në një mënyrë a një tjetër është përdorur ose po përdoret edhe sot në të gjitha llojet e ligjërimit me kuptim të figurshëm.
Kjo tregon se hartuesit e këtij Fjalori si detyrë parësore kanë pasur eksplorimin e tërësishëm të korpusit gjuhësor, sistematizimin dhe zbërthimin e tij nga ky aspekt ose, siç thuhet shpesh, nga´kuptimi i dytë`. Elementin e figuracionit të fjalëve në FGJSSH të vitit 1980, jemi përpjekur që, përmes programeve standarde të LINUX-it, t´ua prezantojmë lexuesve, kuptohet sipas radhës alfabetike, në mënyrë që ata vetë ta kenë mundësinë ta shohin se cilat fjalë janë përdorur me atë kuptim dhe deri në sa kuptime të këtilla mund të marrë një fjalë në kontekste të caktuara të ligjërimit.
Lexo shkrimin e plotë (PDF,2 MB) ...