Ishte një nga indoevropianistikë më të mëdhenj gjermanë. Por ne shqiptarët kemi plot arsye për të kujtuar këtë dijetar të madh. Në veprën e tij Hyrje në historinë e gjuhës greke, në kapitullin VII („Fiset ilire“) i afrohet studimit të shqipes. Aty hiqen qartë vijat e filiacionit që lidhin gjuhën tonë me ilirishten e vjetër. 

Kreçmeri me njohuri të gjera në fushat e gjuhëve më të ndryshme dhe i pajisur me një fuqi kombinacioni jo të zakonshme, ai ka ditur të ushtrojë në anë tjetër një gjykim të mprehtë në gjithë kërkimet e tij dhe të japë një ndriçim të gjithanshëm të çështjeve që ka rrahur. Shkrimet e tij, të bazuara në një material të pasur, shquhen kështu për një gjerësi horizonti, një qartësi e një frymë objektive të rrallë. Ai mbetet një nga klasikët e gjuhësisë, një nga ata dijetarë që kanë formuar një sistem dhe që në punën e tyre kanë arritur në rezultate që do të mbeten.

Veprat e tij më të rëndësishme:

1.   Die griechischen Vaseninschrifteen in ihrer Sprache untersucht, Gütersloh, 1894.

2.   Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, Göttingen, 1896.

3.   Die indogermanische Sprachwiessenschaft. Einwe Einführung für die Schule, Göttingen, 1925; etj.

Marrë nga libri „Eqrem Çabej“ i Sh. Demiraj, botuar në Tiranë më 1990, fq. 186/190.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 8 KB) ...

E përgatiti: Agim SPAHIU