Është një prej albanologëve më të mëdhenj gjermanë. U lind më 1934 në landin e Saksonisë, në afërsi të Kemnitzit. Në vitet 1951-55 ka studiuar në Berlin sllavistikën. Më pas punësohet  në Institutin për Etnografi në këtë qytet.Këtu ngjallet edhe interesimi i tij i drejtpërdrejtë për kulturën e gjuhën shqipe: Me Erich Stockmanin boton përmbledhjen me folklor shqiptar  me titullin "Këngë Çame", dhe që nga kjo kohë jepet në tërësi pas studimit të shqipes.

Në vitin 1961 mbron disertacionin për shumësin e gjuhës shqipe, për të vazhduar me dhjetëra tituj e studime të botuara vetë apo me Oda Buchholz  e që kanë të bëjnë me kulturën dhe historinë e gjuhës shqipe. Wilfried Fiedler, pos në Mynih, ishte ligjërues i albanologjisë edhe në Institutin e Linguistikës së Përgjithshme në Universitetin e Vjenës.
Ka qenë pjesëmarrës aktiv që nga fillimi në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, me ligjërata, kumtesa dhe diskutime për tema dhe çështje të shumta të fushës së albanologjisë, e në veçanti, në fushën e gjuhësisë shqiptare.

BOTIMET MË TË RËNDËSISHME TË TIJ:

1. Das Albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku (1555)  / Sistemi foljor i shqipes në veprën e Gjon Buzukut (1555), ASHAK, Sesioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 25, (Parathënia e R. Ismajlit), Prishtinë, 2004, 812 fq.;

2. Albanische Grammatik - “Gramatika e shqipes“ ( së bashku me Oda Buchholz-in), Leipzig 1987;

3. Fjalori Gjermanisht-Shqip (së bashku me O. Buchholz-in dhe G.Urlisch)  / Albanisch-Deutsch / dhe Shqip-Gjermanisht ( së bashku me A. Klosin)  / Albanisch-Deutsch, München, Berlin, 2000, fq.831; etj.

Është Anëtar i Jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.