Ky material është mbledhur dhe seleksionuar në mënyrë të kujdesshme nga një ekip profesionist- shkencor i www.shkenca. org, për një periudhë të gjatë kohore, të cilin mendojmë se është me interes ta prezantojmë këtu në këtë shkrim.
Mbledhja dhe selektimi i këtij korpusi gjuhësor është bërë me anë të programeve të caktuara, në mënyrë elektronike.
Të gjitha fjalët janë radhitur sipas frekuencës (shpeshtësisë) së përdorimit, duke i paraqitur të gjitha kuptimet dhe vlerat e tyre gramatikore sipas kontekstit të tyre dhe janë ilustruar me shembuj konkretë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i vitit 1980.
Fjalët që kanë shkallën më të lartë të shpeshtësisë, kuptohet, shënohen në fillim, kurse ato me një shkallë më të ulët, në vazhdimësi. Dhe çdo fjalë anash mban numrin rendor dhe një numër shumëshifror që dëshmon këtë shkallë të shpeshtësisë.
Sa i përket vlerës leksiko- gramatikore të këtyre fjalëve, sikurse në gjuhët: gjermane, angleze etj., ashtu edhe në gjuhën tonë, fjalë më të shpeshta janë ato shërbyese a funksionale nga pjesët e pandryshueshme të ligjëratës. Kurse më të rralla janë foljet, mbiemrat, përemrat, numërorët, emrat etj., si pjesë të ndryshueshme të ligjëratës.
Është me rëndësi të ceket se nëntë (9) fjalët e para, pra deri te fjalëza -një, janë fjalët që përdoren më së shpeshti në gjuhën shqipe dhe kjo përbën diku 1/4 (ose 25 %) të tërë korpusit gjuhësor.
Se cilat janë fjalët më të sheshta të gjuhës sonë, këtë mund të shihni nga ky shkrim në vazhdim:
Shih shkrimin e plotë ( PDF, 312 KB) ...