Në këtë artikull bëhet fjalë për mospasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me fjalë të reja. Prej vitit 1980, kur ky Fjalor u botua, gjate ribotimeve janë bërë fare pak plotësime. Ajo që të bie ne sy është se, madje as fjalët më të përdorshme, si p. sh. fjalët kompjuter, internet etj. nuk janë në fjalor. Kurse në parathënie thuhet se në këtë botim (p. sh. në botimin e fundit) janë futur edhe fjalë të reja.

 

Ndërkaq edhe Fjalori i M. Elezit nuk sjell atë çfarë lexuesi shqiptar ka pritur. Përveç problemeve lidhur me metodologjinë e hartimit të fjalorëve, ai në fjalor boton edhe artikuj të tjerë, që ia zbehin edhe me tej vlerën e veprës. Është tepër e çuditshme sesi ky Fjalor  nuk ka recensentë, të cilët, sigurisht, nuk do të kishin lejuar të dalin aq shumë gabime.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 136KB) ...