Ky shkrim e ka strukturën e një fjalorthi, ngase ngërthen në vete një numër të madh fjalësh e shprehjesh gjuhësore me prejardhje nga gjuhë të ndryshme, sipas radhitjes alfabetike, të cilat pa nevojë po përdoren kudo në ligjërimin e folur e të shkruar, sidomos në ligjërimin libror, e në mënyrë të veçantë në atë mediatik, në njërën anë, dhe mundësia e zëvendësimit të tyre që është shumë me rëndësi, me fjalë e shprehje shqipe, në anën tjetër.
Prandaj, duke e parë rëndësinë shumë të madhe që ka ky fjalorth, sidomos në kohën e sotme kur po vëmë re një përdorim gati të pakontrolluar të tyre, ne e pamë të arsyeshme që ta botojmë në këtë faqe, në mënyrë që të ketë sado pak ndikim në ndërgjegjen e atyre që, për çdo ditë, pa e lodhur mendjen fare, i përdorin pa ndonjë arsye e nevojë këto fjalë e shprehje të huaja. Pra është një fjalorth që kundruall fjalëve e shprehjeve të huaja sjell edhe barasvlerësitë e tyre, të sajuara e të gatitura shumë mirë nga brumi leksikor i gjuhës sonë.
Shfleto fjalorthin këtu (PDF, 295 KB) ...