Punimi ynë me titull: Konceptet e Rexhep Ismajlit për gjuhën, karakterin identitar të saj dhe rishikimin e standardit" nuk presupozon përshkrimin shterues të qëndrimeve të Ismajlit rreth këtyre tri çështjeve gjuhësore. Prandaj, në këtë punim, i cili nuk do mend se u nënshtrohet kritereve të botimit në një libër të posaçëm (Festschrift), në 65-vjetorin e lindjes së tij, vetëm do të vëmë në pah disa nga konceptet Ismajlit për çështjet e shtruara. Qëllimi konsiston në interpretimin e koncepteve që kanë të bëjnë me planifikimin, politikat gjuhësore, karakterin identitar të gjuhës, si dhe debatet që po bëhen sot rreth standardit të shqipes.
Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 133KB) ...