Ndonëse gjuhësia shqiptare ka bërë një traditë të gjatë të veprimtarisë së vet, në fushën e terminologjisë gjuhësore ka ende tema të cilat mund të diskutohen e të rishikohen, siç është rasti me këtë temë të cilën do ta shtjellojmë në vijim të këtij shkrimi.Fjalën e kemi për disa terma gjuhësorë të cilët me vite e decenie janë krijuar a farkuar nga studiues të ndryshëm të gjuhësisë shqiptare, porse sot kur t´i marrim e t´i vështrojmë nga një gamë më të gjerë aspektesh, na krijohet përshtypja se edhe për këtë pikë kemi se çka të themi, ngase ka mundësi të shoshiten, të diskutohen, madje, në instancë të fundit, disa të merren edhe si të diskutueshëm.I konsiderojmë si të këtillë, për vetë faktin se te disa terma gramatikorë, të cilët emërtojmë njësitë më themelore sintaksore, sikur nuk e shprehin përmbajtjen në tërësi, për çka edhe janë sajuar.Pra, kemi një shpërpjestim të formës me përmbajtjen e tyre.
Lexo shkrimin e plotë (PDF 161 KB) ...