Ishte filologe me prejardhje nga ish- Bashkimi Sovjetik, organizatore e shkencës, pedagoge, specialiste e disa fushave të gjuhësisë, sidomos e gjuhësisë krahasimtare- historike dhe e gjermanistikës. Ishte albanologe e njohur, njohëse e mirë e literaturës dhe e folkloristikës shqiptare, e ballkanologjisë dhe e shumë gjuhëve indoevropiane. Ishte themeluese e shkollës së albanologjisë në ish- Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1946 kishte doktoruar në shkencat filologjike dhe më vonë kishte marrë thirrjen profesoreshë, ndërsa gjatë viteve 1963 - 1976 kishte qenë drejtoreshë e Institutit të Gjuhësisë në ASH të BRSS -së. Që nga viti 1964 kishte qenë anëtare me korrespondencë e ASH-së të BRSS- së nga Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë.


Lexo shkrimin e plotë (PDF, 16 KB) ....