Frazeologjia është njëra nga katër disiplinat e njohura të fushës së leksikologjisë. Ajo ka për bazë të studimit idiomat, njësitë dhe bashkimet frazeologjike në një gjuhë të caktuar. Pra, ato mund të vështrohen në disa rrafshe: në rrafshin sinkronik dhe diakronik në një gjuhë të vetme ose në disa gjuhë ku synohet të vihen në dukje pikëpërkimet dhe pikëdallimet në mes tyre.

Gjuha shqipe është shumë e pasur me frazeologjizma, me të gjitha tipat e njohura. Ajo është mbledhur dhe shpjeguar teorikisht mjaft mirë edhe në gjuhën tonë. Për këtë disiplinë gjuhësore ne sot kemi disa dhjetëra studime, artikuj e madje edhe monografi në gjuhën shqipe.
Edhe hartuesit e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe i kanë kushtuar vëmendje të madhe kësaj njësie gjuhësore, ngase çdo fjalë është vështruar edhe nga ky aspekt. Në Fjalor është shënuar nën kllapa ´edhe në një varg togjesh, njësisë etj. frazeologjike´, por edhe në radhitjen me një yll në fund të fjalëve emërtuese, sidomos. Prandaj, e pamë të udhës që në këtë shkrim ta bëjmë një prezantim të tërësishëm të korpusit gjuhësor të frazeologjisë në këtë Fjalor.  
Po së pari të shohim se ç´është frazeologjia në thelb ?

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 1,90 MB) ...