Në këtë shkrim autori është marrë me një problematikë që i takon fushës së sociolinguistikës. Këtu ka marrë në shqyrtim një numër të konsiderueshëm ndërtimesh gjuhësore, të ashtuquajtura kalke të ardhura nga gjuhët sllave, sidomos nga serbishtja, të cilat edhe sot e kësaj dite po i ndeshim në ligjërimin bisedor e libror te një numër i konsiderueshëm i intelektualëve tanë, në Kosovë dhe në vise të tjera të banuar në shqiptarë.

Prandaj, poenta e këtij shkrimi është që, sa më parë që të jetë e mundur, t´i flakim këto ndikime të huaja, sepse e bastardojnë dhe e dëmtojnë shumë gjuhën tonë, ngase prekin thellë në strukturën sintaksore të saj.Kalket sintaksore janë shumë më të dëmshme sesa ato leksikor, sepse ato ndërhyjnë në strukturën sintaksore} të një gjuhe, prandaj si rrjedhojë e kësaj janë shumë më të vështira për t´u shkoqur.Kjo gjë nuk është karakteristike  vetëm për kalket që vijnë nga serbokroatishtja, por edhe nga gjuhët e tjera, siç është rasti me gjuhën angleze, e cila, në këto vitet e fundit, ka bërë një invasion të madh në të gjitha sferat e jetës te shqiptarët e Kosovës e gjetiu.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 16.6 KB) ...