Ndikimi i ideologjisë në varietetet e shqiptuara të shqipes

Bindjet, opinionet dhe ideologjitë e ndryshme janë të lidhura ngushtë edhe me gjuhët. Ato kanë ndikim jo vetëm në procesin e standardizimit, por edhe në sjelljen gjuhësore të folësve të tyre. Ky ndikim del edhe në rastin e shqipes.
Punimi nuk merret çështjen e parë, d.m.th. me politikat e standardizimit dhe të planifikimit gjuhësor të shqipes. Synon të pasqyrojmë çështjen e dytë, d.m.th. ndikimin e varietetit të folur të gjuhës së elitës politike mbi varietetet e shqiptuara të shqipes standarde dhe sjelljen gjuhësore të folësve të standardit në ditët e sotme.

më gjerësisht ...

Si u bë Kosova "Kosovo"?

Në këtë shkrim kemi sjellë disa të dhëna të argumentuara që çojnë në përfundim se emërtimi KOSOVO, që është përdorur në të kaluarën, po edhe sot, sidomos nga ndërkombëtarët, e ka burimin nga gjuhët sllave, më sakët nga gjuha serbe dhe, si i tillë, meqë nuk përkon me natyrën gjuhësore të shqipes, duhet shporrur sa më parë që të jetë e mundur, sepse ne e kemi emërtimin tonë KOSOVË..

Lexoje shkrimin e plotë (PDF, 104 KB) ...

Shqipja e folur 40 vjet pas standardizimit të gjuhës

Ky punim është një version i shkurtër nga kumtesa me të njëjtin titull që është lexuar në Tiranë me rastin e 100-VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË. Kjo kumtesë, sikundër mund të vihet re edhe nga vetë titulli, prezanton rrugët, ecurit dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjuha shqipe e standardizuar, e kodifikuar këtu e 40 vjet më parë në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 123 KB) ...

Paskajorja gege midis mohimit dhe integrimit, realiteti gjuhësor

Rishikimi i standardit, përmirësimi dhe pasurimi i tij gjithnjë e më shumë po bëhen çështje diskutimesh ndër gjuhëtarët shqiptarë. Së fundi rekomandimet e Konferencës shkencore: Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit e të pasurimit të standardit, mbajtur në Durrës, në fund të dhjetorit të vjetëm, në kuadër të këtij rishikimi, për herë të parë ka hapur perspektivën për integrimin edhe të paskajores gege me+pjesorja në gjuhën standarde.

më gjerësisht ...

Shqipfolës apo shqiptar?

Në këtë artikull bëhet fjalë për përdorimin gabim të fjalëve shqipfolës dhe shqiptar, duke i ngatërruar shpesh kuptimet e tyre. Fjala "shqiptar", përveç që ngërthen në vete kuptimin e atij që flet  shqip", ka edhe elemente të tjera që lidhen me identitetin e personit, që është kultura, historia, tradita etj. Ndërkaq fjala "shqipfolës", që shpesh po del e përdorur gabim, po përdoret me kuptimin e kësaj të dytës. Fundja "shqipfolës" mund të jetë secili që flet shqip, por shqiptar jo...

Lexo shkrimin e plotë në (PDF, 88 KB) ...

Konceptet e Rexhep Ismajlit për gjuhën, karakterin identitar të saj dhe rishikimin e standardit

Punimi ynë me titull: Konceptet e Rexhep Ismajlit për gjuhën, karakterin identitar të saj dhe rishikimin e standardit"  nuk presupozon përshkrimin shterues të qëndrimeve të Ismajlit rreth këtyre tri çështjeve gjuhësore. Prandaj, në këtë punim, i cili nuk do mend se u nënshtrohet kritereve të botimit në një libër të posaçëm (Festschrift), në 65-vjetorin e lindjes së tij, vetëm do të vëmë në pah disa nga konceptet Ismajlit për çështjet e shtruara. Qëllimi konsiston në interpretimin e koncepteve që kanë të bëjnë me planifikimin, politikat gjuhësore, karakterin identitar të gjuhës, si dhe debatet që po bëhen sot rreth standardit të shqipes.


Lexo shkrimin e  plotë ( PDF, 133KB) ...

Page 1 of 2