Gjuha, kultura dhe mendimi

Në këtë punim seminari, autori Mentor Hajrizim ka paraqitur teoritë ose mendimet për rrjedhën, origjinën, përkufizimet dhe raportet midis gjuhës, kulturës dhe mendimit.A ka ardhur në përfundim se raportet ndërmjet tyre, domosdoshmërisht, nuk mund të jenë  në pajtim në mes vete, sepse ato herë janë të arsyeshme e herë të paarsyeshme.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 161.01 KB)...

A u njësua gjuha shqipe pas Kongresit të Drejtshshkrimit të vitit 1972?

Në këtë shkrim trajtohen disa probleme që lidhen me gjuhën letrare shqipe. Si u krijua gjuha letrare shqipe dhe a pati qasje të drejtë lidhur me këtë problem madhor për kulturën shqipe? Pse  në  vitin 1946 elbasanishtja, që ishte gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët, u ndërrua me toskërishten? E njëjta gjë ndodhi edhe më 1972, bile deri në këtë kohe funksiononin dy dialekte në mënyrë të pavarur. Por me këtë Kongres "u njësua" gjuha letrare e re duke ua hequr nga goja 70 %,  madje edhe paskajoren gege "me punue", e cila jo vetëm që jeton tek 70- 80 përqindëshi i shqiptarëve, por edhe thuaja tek te gjithë shqiptarët edhe sot në veri dhe ne jug.

Ky shkrim është, në njëfarë mënyre, edhe një lloj ftese për debat dhe për t'i shqyrtuar me kujdes edhe një herë këto probleme.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 78 KB) ...

Gëzimi i fëmijëve apo fëmijët e gëzuar?

Në këtë artikull bëhet fjalë për përdorimin e këtyre dy sintagmave në funksion semantik (kuptimor), që sipas mendimit tonë, duke  u përdorur në kontekste të caktuara ndërron edhe kuptimi i tyre. Pastaj bëhet fjalë edhe për përdorimin e fjalëve  dëshmor dhe martir, që shpesh po përdoren me kuptime të ndryshme, porse në fakt  janë sinonime.
Po ashtu, në kuadër të këtij shkrimi kemi vënë në dukje edhe përdorimin  e gabuar të foljes mposht, emrit viktimë etj.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 95 KB) ...

A mund të quhen fjalët e reja "huazime"?

Në këtë shkrim autori është marrë me çështjen e përdorimit të disa fjalëve të ardhura nga gjuhë të tjera në gjuhën tonë, të cilat tashmë kanë bërë një jetë të gjatë në fondin tonë leksikor, porse edhe sot e kësaj dite gjuhësia shqiptare i konsideron si HUAZIME. Me këtë term dhe me këtë qëndrim ndaj këtyre fjalëve artikullshkruesi nuk pajtohet dhe sjell disa të dhëna e argumente të cilat mund t´i shihni në kuadër të këtij shkrimi.

Lexo shkrimin e plotë(PDF, 82 KB) ...

Page 2 of 2