Holger Pedersen-i (1867-1953)
Profesor i gjuhësisë në Universitetin e Kopenhagenit, një nga linguistët më të shquar të kohës, indoevropianist, komparatist i radhës së parë, studiues në zë i zhvillimit të gjuhëve kelte, armene, tokare e sllave, në dekadën e fundit të shekullit 19 e në fillim të shekullit 20 u mor intensivisht me studimin e shqipes.