A përbëjnë lokucionet një mënyrë të veçantë të fjalëformimit?

Autori i këtij shkrimi, mr. Agim SPAHIU, është ndalur në një varg çështjesh që kanë të bëjnë me kategorinë leksiko-gramatikore të lokucioneve, e në mënyrë të veçantë të fjalëformimit të tyre. Dhe e gjithë problematika është shtruar që në krye të shkrimit në formë pyetjeje, se a përbëjnë a jo lokucionet një mënyrë të veçantë të fjalëformimit. Dhe, pasi ka shtruar një varg argumentesh për këtë çështje,ai ka ardhur në përfundim se edhe lokucionet sikur çdo fjalë tjetër e leksikut, përbëjnë një mënyrë të veçantë "sui generis" të fjalëformimit, për vetë faktin se ato janë ndërtime të qëndrueshme, leksikalisht të kufizuara dhe, ajo që është më e rëndësishme, kanë barasvlera të ngjashme a identike me fjalë të vetme.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 112KB) ...

Përfshirja e fjalëve emërtuese në FGJSSH

Gjuhësia shqiptare deri më sot ka shënuar arritje të konsiderueshme në shumë fusha të saj. Madje në këtë aspekt, ajo mund të barazohet edhe me disa qendra studimore më me traditë në rajon e më gjerë. Por ne nuk duhet të jemi asnjëherë të kënaqur e të mjaftuar me këto rezultate të arritura. Përkundrazi duhet të synohet gjithnjë për arritje akoma më të madha, sidomos në ato disiplina gjuhësore të konsoliduara tashmë shumë vonë edhe në Evropë e më gjerë, siç është, fjala vjen, gjuhësia matematikore a statistikore, për vetë faktin se edhe ne si studiues sot e kemi të njëjtën teknologji informative elektronike që e ka edhe bota e qytetëruar. Prandaj kërkohet vetëm punë.

Lexo shkrimin e plotë në (PDF, 117 KB) ...