Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (Online)
Në http://www.fjalori.shkenca.org mund ta gjeni Fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe (online, në rrjet) me rreth 40.000 fjalë. Dhe, mjafton që të shënoni kryekreje në formularin e zbrazët fjalën a termin e kërkuar dhe menjëherë do ta keni shpjegimin (pra, përmbajtjen dhe funksionin gramatikor, në tërësi) të asaj fjale a të atij termi, apo edhe të disa të tjerave që kanë një lidhje të përbashkët fjalëformuese, ashtu, pa ndryshime, siç është dhënë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980.