Homonimet në FGJSSH

Në këtë shkrim jemi ndalur në çështjen e përfshirjes së homonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, ngase kemi parë se ai është shumë i pasur me to. Prandaj, me anë të programeve të njohura të Linux-it, kemi arritur të sortojmë grupet e fjalëve që formojnë homonime, të shënuara me numra romakë: I, II, III etj. dhe kemi arritur të sajojmë një Fjalorth me to, të cilin do të sjellim në vazhdim të këtij shkrimi.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 739KB) ... 

Eufemizmat, ironia dhe fjalët me kuptim keqësues në FGJSSH të vitit 1980

Gjuha shqipe ( e shkruar dhe folur, e në veçanti kjo e dyta) është shumë e pasur më këtë kategori fjalësh e shprehjesh të këtilla gjuhësore. Derisa eufemizmat përdoren me kuptimin kryesisht pozitiv, ironia dhe fjalët pezhorative përdoren me kuptim negativ, përçmues, sharës, përbuzës, tallës, mospërfillës, mallkues etj. ( të gjitha këto do të përfshihen në këtë Fjalorth ), që, për fat të keq, shumë shqipfolës janë mishëruar me to në jetën e përditshme dhe janë bërë pjesë e kulturës së tyre gjuhësore. Sido që të jenë, edhe ato përbëjnë një pjesë të leksikut të shqipes. Prandaj, ato si të këtilla, duhet të mblidhen, të sistemohen dhe të studiohen.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 508 KB) ...

Fjalët me kuptim të figurshëm në FGJSSH të vitit 1980

Në këtë shkrim i jemi qasur Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe  të vitit 1980 nga një këndvështrim tjetër: Nga aspekti i figurativitetit të fjalëve. Iu qasem kësaj teme, ngase në asnjë Fjalor të deritashëm nuk i është kushtuar kësaj çështjeje kaq gjerësisht dhe, pothuajse në një një formë kaq gjithëpërfshirëse. Në të është vështruar çdo fjalë që në një mënyrë a një tjetër është përdorur ose po përdoret edhe sot në të gjitha llojet e ligjërimit me kuptim të figurshëm.

më gjerësisht ...

Vështrimet sintaksore-krahasimtare të Eqrem Çabejt për gjuhët indoevropiane

Prof. Eqrem Çabej i ka dhënë një kontribut  shumë të madh gjuhësisë shqiptare në disa fusha.

Në këtë shkrim ne do të ndalemi kryesisht në kontributin e tij në fushën e sintaksës në kuadër të gjuhëve indoevropiane,  sepse, për mendimin tonë, kjo është një problematikë shumë interesante, por që ka mbetur gati si "e pavënë re" nga ana e studiuesve të veprës së tij .

Shkrimi i plotë (PDF, 108 KB) ...

Fjalët e urta në FGJSSH

Në këtë shkrim flitet për përfshirjen e proverbave Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, për vetë faktin se kjo vepër e njohur leksikografike ka vënë në spikamë një numër shumë të madh të tyre.  Sortimi dhe radhitja është bërë gjithnjë duke u mbështetur në programet e njohura të Linux-it dhe duke u mbështetur në shkurtesën fj.u. që do të thotë fjalë të urta.

Lexo shkrimin e plotë në (PDF, 255KB) ...

Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë

Në këtë shkrim kemi bërë një lloj kronologjie të gabimeve më të shpeshta gjuhësore të cilat po vihen re në mediet tona të shkruara. Po i vëmë në dukje këtu disa nga gabimet gjuhësore (drejtshkrimore e gramatikore) me të vetmin synim që, duke i evidencuar dhe duke treguar mundësinë e korrigjimit të tyre, të ndikohet pozitivisht te ajo pjesë e shqipshkruesve të medieve tona të shkruara dhe elektronike, të cilët nuk po i kushtojnë sa duhet gjuhës së sotme letrare shqipe.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 22,1 KB) . . .