Gëzimi i fëmijëve apo fëmijët e gëzuar?

Në këtë artikull bëhet fjalë për përdorimin e këtyre dy sintagmave në funksion semantik (kuptimor), që sipas mendimit tonë, duke  u përdorur në kontekste të caktuara ndërron edhe kuptimi i tyre. Pastaj bëhet fjalë edhe për përdorimin e fjalëve  dëshmor dhe martir, që shpesh po përdoren me kuptime të ndryshme, porse në fakt  janë sinonime.
Po ashtu, në kuadër të këtij shkrimi kemi vënë në dukje edhe përdorimin  e gabuar të foljes mposht, emrit viktimë etj.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 95 KB) ...

A mund të quhen fjalët e reja "huazime"?

Në këtë shkrim autori është marrë me çështjen e përdorimit të disa fjalëve të ardhura nga gjuhë të tjera në gjuhën tonë, të cilat tashmë kanë bërë një jetë të gjatë në fondin tonë leksikor, porse edhe sot e kësaj dite gjuhësia shqiptare i konsideron si HUAZIME. Me këtë term dhe me këtë qëndrim ndaj këtyre fjalëve artikullshkruesi nuk pajtohet dhe sjell disa të dhëna e argumente të cilat mund t´i shihni në kuadër të këtij shkrimi.

Lexo shkrimin e plotë(PDF, 82 KB) ...

A u njësua gjuha shqipe pas Kongresit të Drejtshshkrimit të vitit 1972?

Në këtë shkrim trajtohen disa probleme që lidhen me gjuhën letrare shqipe. Si u krijua gjuha letrare shqipe dhe a pati qasje të drejtë lidhur me këtë problem madhor për kulturën shqipe? Pse  në  vitin 1946 elbasanishtja, që ishte gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët, u ndërrua me toskërishten? E njëjta gjë ndodhi edhe më 1972, bile deri në këtë kohe funksiononin dy dialekte në mënyrë të pavarur. Por me këtë Kongres "u njësua" gjuha letrare e re duke ua hequr nga goja 70 %,  madje edhe paskajoren gege "me punue", e cila jo vetëm që jeton tek 70- 80 përqindëshi i shqiptarëve, por edhe thuaja tek te gjithë shqiptarët edhe sot në veri dhe ne jug.

Ky shkrim është, në njëfarë mënyre, edhe një lloj ftese për debat dhe për t'i shqyrtuar me kujdes edhe një herë këto probleme.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 78 KB) ...

Togfjalëshi dhe sintagma

Në këtë shkrim autori merret me përqasjen e termave TOGFJALËSH të gjuhësisë shqiptare dhe SINTAGMË të gjuhëve të tjera.Dhe, pasi e shqyrton gjerë e gjatë këtë problematikë, duke u mbështetur në të dhëna të shumta që sjell ky autor, qoftë në gjuhësinë tonë qoftë në atë të përgjithshme (botërore), ka ardhur në përfundim se termi TOGFJALËSH është sajuar drejt e sipas rregullave fjalëformuese të shqipes.Prandaj s´ka arsye të mos mbetet edhe më tutje në përdorim.Por ajo që është më me rëndësi këtu është fakti se kjo njësi sintaksore do të duhej të përplotësohej teorikisht nga studimet e gjuhëve të tjera, sidomos nga ato të gjuhës angleze.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 39.8 KB) ...